NGA VJOLLCA KONGJONI

Një nga sektorët kryesor të ekonomisë në vend, Bujqësia, ka shkuar në rënie edhe në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë për një humbje të kontributit të bujqësisë në prodhimin kombëtar.
foto bujqesia instat
Siç shihet edhe nga ky grafik i INSTAT, bujqësia është i vetmi sektor që ka kontribuar negativisht në rritjen reale ekonomike me 0,32%. Gjatë periudhës prill-qershor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit ka shënuar një rënie me 1,48%.

Tendenca negative e bujqësisë vërehet edhe ndaj tremujorit të parë të vitit. Sipas INSTAT, ky sektor ka rënë me 1,40% në prill-qershor ndaj janar-mars të 2016-ës. N

dërkohë gjatë tremujorit të dytë të vitit të dhënat zyrtare flasin për një rritje të ekonomisë shqiptare me 3,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës.

Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e Tregtisë, Hotele, Restorante dhe Transportit. Pozitive ka qenë edhe performancë e sektorit të pasurive të patundshme, administratës publike, Arsimit dhe Shëndetësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb