TIRANE- Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për tregtinë për muajin janar. Sipas INSTAT eksportet kanë shënuar rënie me 7.8% krahasuar me janarin e 2015.

Të dhënat për janarin flasin edhe për rënie të importeve me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin Janar 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 16 mld lekë, duke u ulur me 7,8 % në krahasim me Janar 2015 dhe 8,1 % në krahasim me Dhjetor 2015. Importet e mallrave në muajin Janar 2016 arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me 1,5 % në krahasim me Janar 2015 dhe 34,6 % në krahasim me Dhjetor 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 18 mld lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me Janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me Dhjetor 2015”, sipas INSTAT.

INSTAT raporton se defiçiti tregtar i këtij muaji është 18 miliardë lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me dhjetor 2015.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/02/Tregtia-e-Jashtme-Janar-2016.pdf”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: