Për të dytin muaj radhazi inflacioni i çmimeve shënoi rënie duke shfaqur ngadalësim të ritmit të rimëkëmbjes së konsumit. Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit Qershor çmimet e mallrave kryesore u rritën me vetëm 1.6%, shume më ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve ishin faktorët kryesorë të inflacionit për muajin Qershor. Krahasuar me muajin Qershor të vitit 2020 rritja më e madhe e çmimeve ishte në grupin “Komunikimi” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7 %, “Transporti” me 2,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,7 %, e ndjekur nga çmimet për “Argëtim dhe kulturë” me 1,4 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e zarzavateve ishin ato që pësuan rritjen më të madhe me 10,2%, pasuar nga vaji, frutat, bulmeti. Ndërsa një rritje më të lehtë pësuan kategoritë e mobiljeve. Ecuria e inflacionit do të shihet me rëndësi gjatë dy muajve të turizmit Korrik dhe Gusht ku baret dhe restorantet do të presin rritje të xhiros prej turistëve të huaj dhe lehtësimit të masave kufizuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb