TIRANE– Instituti i Statistikave, INSTAT ka publikuar raportin për aksidentet të ndodhura në muajin janar të këtij viti. Sipas INSTAT, në muajin janar 2018 numërohen 134 aksidente rrugore, nga 119 aksidente të ndodhur në Janar 2017, duke u rritur me 12,6 %.

Në Janar 2018, numri i të aksidentuarve është 175 persona, nga 158 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,8 %. Krahasuar me numrin mesatar të aksidentuarve gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 19,6 %.

Numri i personave të plagosur gjatë muajit Janar 2018 është 162, nga 136 të plagosur në muajin Janar 2017. Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2017, ky numër është ulur me 18,6 %. Në muajin Janar 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet është 13 persona, nga 22 që ishte një vit më parë për të njëjtën periudhë, duke u ulur me 40,9 %.

Në Janar 2018, aksidentet rrugore, në 74,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve rrugore, duke u rritur me 50,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2018/02/Aksidentet-rrugore-Janar-2018-1.pdf”]
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: