9 Tetor 2021 – Rogner Hotel, Tiranë 11:00 – 18:00

9 Tetor 2021 – World Education Fair Virtual, online 14:00 – 18:00

10 Tetor 2021 – Hotel Grand Palace, Korcë 17:00 – 19:00

Pandemia COVID-19 nuk e ka zvogëluar interesin e studentëve Shqiptarë për të studiuar jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit, numri i studentëve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit nuk ka rënë madje kërkesat e shumta tregojnë që ky trend të jetë në rritje. Një tendencë e ngjashme raportohet nga numri i aplikimeve që janë bërë këtë vit pranë Integral Educational Programs.

Të mësuarit në kontekstin COVID

Një sondazh nga QS Quacquarell Symonds (një nga udhëheqësit botërorë në analizën e arsimit të lartë) mes gati 15,000 të rinjve në Bashkimin Evropian në vitin 2020 tregoi se 90% e studentëve të mundshëm e shohin të ardhmen e tyre në studimet jashtë vendit. Vitin e kaluar, më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se donin të shtynin studimet për një vit, kryesisht për shkak të pasigurisë së pandemisë, por nuk hoqën dorë nga ideja e largimit më pas. Në vitin 2020, universitetet në Bashkimin Evropian rishikuan urgjentisht planet e tyre, treguan fleksibilitet dhe bënë përpjekje për të sjellë përsëri studentët e tyre.

Shumica e vendeve dhe shkollave të Evropës Perëndimore janë përshtatur jashtëzakonisht shpejt me kontekstin e ri, duke ofruar disa mundësi trajnimi – në vend (aty ku lejon mjedisi), një model hibrid ose mësim në distancë. Për vitin akademik 2021-2022, arsimi në një numër vendesh dhe universitetesh në Evropë do të zhvillohet në auditorë, duke monitoruar situatën nëse është e nevojshme, duke marrë masat e duhura për të kaluar në mësimin hibrid ose online.

Alb Bnn(wef 10 2021) 600x300px
Alb Bnn(wef 10 2021) 600x300px

Britania e Madhe dhe Hollanda ende mbeten 2 destinacionet më të preferuara të studimit për Shqiptarët. Holanda për shkak të cilësisë së lartë dhe stilit të përballueshëm të jetesës dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak se i ofron mundësinë e një leje pune 2 vjecare pas diplomimit të gjithë studentëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh fushatën e suksesshme të vaksinimit dhe heqjen e masave, universitetet po mirëpresin studentë të rinj në kampus, ndërsa akoma u ofrojnë studentëve që nuk janë në gjendje të udhëtojnë për shkak të masave kufizuese variantin e mësimit online. Për studentët që studiojnë fizikisht dhe jetojnë në konvikte në universitete, sigurohet testimi i rregullt (mundësisht 2 herë në javë) me anë të testit të shpejtë ose PCR. Studentët që dëshirojnë të vaksinohen në UK mund ta bëjnë këtë falas.

Alb Bnn(wef 10 2021) 300x250px
Alb Bnn(wef 10 2021) 300x250px

Qeveria e Holandës mori një vendim gjatë muajit gusht, sipas të cilit nga 30 gushti respektimi i distancës prej 1.5 m do të hiqet dhe mësimi në auditor do të zhvillohet me jo më shumë se 75 studentë në sallë. Maskat janë të detyrueshme kur lëvizet brenda dhe midis ambjenteve të universitetit. Rekomandohet që studentët të testohen dy herë në javë, pasi testet e shpejta janë falas për studentët.

Shumica e universiteteve në Belgjikë, ku më shumë se 90% e popullsisë është vaksinuar, po fillojnë mësimin në auditorë, duke monitoruar zhvillimin e situatës dhe, nëse është e nevojshme, duke kaluar në mësimin online.

Për tu informuar më shumë rreth studimeve jashtë vendit, Integral Educational Programs sjell këtë tetor edicionin e ri të panairit më të madh rreth arsimit jashtë vendit, World Education Fair.

Alb Ina(wef 10 2021 General) 1080x1080px
Alb Ina(wef 10 2021 General) 1080x1080px

Edicioni i ri i World Education Fair – Të gjithë studentët dhe prindërit e interesuar mund të marrin pjesë në panairet që do të zhvillohen në Tiranë, Korcë dhe atë Virtual, ku  do të kenë mundësinë të konsultohen me përfaqësues të institucioneve arsimore më të mira në botë, në Panairin më të madh rreth edukimit jashtë vendit në Shqipëri.

Panairi fizik do të zhvillohet pranë Rogner Hotel në Tiranë, më datë 9 Tetor në po të njëjtën datë do të zhvillohet edhe Panairi Virtual i Edukimit si dhe në datë 10 Tetor në Korcë pranë – “Hotel Grand Palace”. Organizimi do te kryhet nen te gjitha masat e sigurise, ndaj te gjithe personat e interesuar per te marre pjese duhet te regjistrohen paraprakisht ne faqen www.worldeducation.al.

Të gjithë pjesëmarrësit në panair do të informohen rreth bursave akademike për studentë ekselentë në fushën e matematikës, sporteve, arteve dhe me njohuri të përgjithshme akademike te shkelqyera.

Vizitorët e interesuar kanë një mundësi të shkëlqyer për të biseduar dhe njohur me ofertat për të aplikuar në universitete, studime të niveleve master, MBA, shkolla të mesme, Work & Travel USA, kampe verore dhe kurse të ndryshme për përgatitje akademike dhe gjuhësore.

Gjatë eventit do të zhvillohe takime dhe biseda me përfaqësues të mbi 20 institucioneve arsimore nga shtete të ndryshme si – Britania e Madhe, SH.B.A, Holanda, Austria, Spanja, Zvicra, Greqia, Bulgaria etj.

Universitetet dhe shkollat e mesme prestigjioze pjesëmarrëse kanë një reputacion shumë të mirë akademik dhe do të ofrojnë bursa ekskluzive për të gjithë pjesëmarrësit që të shfaqin interes për të aplikuar në institucionin përkatës.

Universitete: Përfaqësues të disa universiteteve me reputacion ndërkombëtar do të jenë të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë: Brunel University London, The American College of Greece, Tilburg University, University of Essex, MODUL University Vienna, Rotterdam Business School, University of Westminster, The University of Northampton, American University in Bulgaria, EU Business School. Disa prej universiteteve pjesëmarrëse do të ofrojnë bursa të konsiderueshme deri në 30% të tarifës së studimit.

Shkolla të mesme: Përfaqësues të shkollave të mesme prestigjioze ndërkombëtare do të jenë të pranishëm në panairin arsimor këtë vjeshtë: Cardiff Sixth form College, St. Andrew’s College, Cambridge, Kokomo School Corporation/Kokomo High School, ACS Cobham International School, Bucksmore (Oxford International), d’Overbroeck’s College, Oxford International College, Oxford Sixth Form College, Leysin American School, Abbey DLD Group, Bromsgrove School, College Du Leman. Këto shkolla do të ofrojnë bursa të majme deri në 75% të tarifës së studimit për nxënësit ekselent.

Gjate panairit fizik do te zhvillohen prezantime dhe seminare mjaft interesante me tema te ndryshme rreth destinacioneve me te preferuara te studimeve, si te financoni studimet tuaja apo si te aplikoni per programin Work and Travel USA.

Orari i prezantimeve:

11:00 Destinacionet kryesore akademike në Evropë – Britania e Madhe, Holanda, Belgjika, Italia, Austria, Irlanda

12:00 Si të financoni studimet jashtë vendit? Tarifat e shkollimit, bursat, mënyra e aplikimit

14:00 Përjeto ëndrrën Amerikane! Studio, puno dhe udhëto në USA

15:00 Projekto të ardhmen – Avantazhet e të studiuarit në një shkollë të mesme jashtë vendit!

Rreth INTEGRAL:

INTEGRAL GROUP ka më shumë se 28 vite eksperiencë në ofrimin e konsulencës akademike për studentët, prindërit dhe të gjithë të interesuarit për zgjëdhjen e programeve më të mira të edukimit dhe institucioneve arsimore dhe  është i pranishëm në disa vende europiane.  Themeluar në Shqipëri që prej vitit 2011, Integral Educational Programs është kompania më e madhe në ofrimin e konsulencës akademike, me një përvojë 10-vjeçare në treg dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në Britaninë e Madhe ,  Europë, SHBA dhe Azi.

Prej 17 vitesh, INTEGRAL GROUP organizon një zinxhir të panaireve ndërkombëtare të edukimit ku nxënësit dhe prindërit takohen me përfaqësues të shkollave prestigjioze dhe universiteteve në mbarë botën dhe marrin informacion mbi tendencat dhe udhëzimet e fundit në fushën e arsimit.

Për regjistrimet e bëra në ditët e panairit mund të përfitoni bursa të ndryshme.

Mos e humbisni mundësinë të bëheni pjesë e këtij eventi tërësisht FALAS . Mjafton të regjistroheni në linkun: https://www.worldeducation.al/ dhe ne ju drejtojmë tek institucioni që ju jeni të interesuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: