TIRANE- Nisja e vitit të ri shkollor të hënën e ardhshme ka ulur në një tryezë të përbashkët prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsi, më shefat e komisariateve të policisë në Tiranë si edhe përfaqësues nga drejtoria arsimore dhe OSHEE.

Qëllimi i takimit ishte hartimi i një plani masash për rritjen e sigurisë në shkollë të fëmijëve. Prefekti theksoi se për këtë duhet që edhe prindërit të jenë një faktor bashkëpunues.

Ndërsa zv drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu tha se për vitin e ri akademik se policia ka hartuar një plan masash duke e vënë theksin te monitorimi i shkollave nga patrullat e policisë.
Gjithashtu policia do të bashkëpunojë me Drejtorinë Arsimore për të bërë tema me temë qarkullimin rrugor, përdorimin e alkoolit dhe drogave si edhe për shkelje të tjera penale.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb