Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Rezart Veleshnja ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku ndër të tjera foli edhe për problemet që institucionet e artit kanë në Shqipëri.

“Më vjen keq që arti është lënë pas dore”, tha ai, teksa shtoi se në krye të institucioneve të artit vihen drejtues, të cilët marrin në punë njerëzit e vetë. “Artin e ka gllabëruar politika”, tha ai.

Rezart Veleshnja tha se pavarësisht dëshirës së tij për të luajtur role në teatër, atij asnjëherë nuk i ka ardhur ftesë për të qenë pjesë e shfaqjeve të ndryshme që janë realizuar. Ai shtoi se rrethi i artistëve është krijuar i tillë dhe të gjithë funksionojnë me miqësi.

Ndërkohë për sa i përket angazhimit të artistëve në politikë apo fushatat elektorale, aktori u shpreh se asnjëherë nuk ka qenë pjesë e tyre, pasi politikanët duan që të përfitojnë nga figurat e pastra dhe të dashura që artistët kanë në publik.

Më tej aktori tha se artistët nuk janë të paguar aq sa duhet dhe detyrohen të shkojnë, më pas edhe ata përballen me komentet jo të mira të qytetarëve, të cilët sipas Veleshnjas kanë të drejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb