Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u thirr nga presidenti Ilir Meta, ku të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Bushati tha se kjo gjë është shumë normale në një vend si Greqia, ku madje dhe presidenti e kryeministri i kanë zyrat përballë njëri-tjetrit. Ai tha se institucionet janë të përbashkëta dhe karriget të përkohshme.

“Në një vend tjetër s’do të përbente lajm mbledhja e sigurisë Kombëtare, apo ulja e presidentit dhe kryeministri si dhe kreut të partisë më të madhe opozitare në një tryezë por di përbënin lajm masat që janë ndërmarrë për COIVD dhe zbatimi i tyre Mund të marrin eksperiencën e Greqisë, ku presidenti dhe kryeministri i kanë zyrat përballë njëri-tjetrit, ku institucionet i kanë të përbashkëta dhe karriget të përkohshme. Dua të shpresoj dhe të besoj që kjo situatë bashkëpunimi do të shtrihet dhe në disa fusha që janë me rëndësi.

Unë i kam konsideruar fusha që mund të përmblidhen në një pakt për Europën, për ndërtimin e disa institucioneve të qëndrueshme. Si Gjykata kushtetuese, apo ndërtimi i Gjykatës së Lartë, Reforma zgjedhore në përputhej me OSBE/ODHIR. Këto reforma që kanë nevojë për kontributin e të gjithëve, do të ishin garancia më e mirë për t’i dhënë mundësi komisionit Europian, për të garantuar plotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe për tu ulur në tryezën e anëtarësimit në BE. Edhe sikur të mos na e kërkojë Brukseli, apo Berlini dhe Parisi. Aq me tepër me situatën që do të krijohet. Mendoj se do jemi të përgjegjshëm për të ecur para.”, tha Bushati.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb