Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për gazetarët lidhur me skandalin e denoncuar nga LSI skemat korruptive me inceneratorët, ka deklaruar se kontratat me këto kompani janë zbatuar dhe do të vazhdojnë të zbatohen derisa të ketë një vendim gjykate.

Pjesë nga deklarata e saj:

Janë subjekte hetime dhe s’ka vendim gjykate për ta, institucionet shtetërore s’mund të marrin masa. Kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do e bëjmë për sa kohë jemi në zbatim të kontratës, s’kemi njoftim nga institucionet ligj zbatuese ose të drejtësisë për të marrë masa për këto kontrata jemi në pritje të proceseve të drejtësisë, do marrim masa të nevojshme për respektimin e ligjit.

Kanë qenë 20 fiktivë që janë referuar në Prokurori, blerësit dhe shitësit, nuk është numër i vogël dhe jo domosdoshmërish kanë përfituar nga këto skema, por i takon Prokurorisë të bëjë verifikimet. Janë një numër i madh subjektesh, ndaj ka ndër vite dhe ende nuk e ka mbyllur sepse duhet verifikim i plotë. Pjesë e tyre kanë qenë dhe nënkontraktorë apo kompani të lidhura me inceneratorët dhe ende nuk janë dërguar në Gjykatë, nuk mund të shprehem për gjithë listën e kompanive, nuk e di në çfarë faze është prokuroria. të gjitha administrata kanë furnizuar me informacion Prokurorinë SPAK çdo herë që është kërkuar.

Jemi përgjigjes jo vetëm për koncesionet e inceneratorëve, por edhe për të raportuar ecurinë e këtyre kontratave koncensionere. Sa i përket inceneratorit të Tiranës, 31 gusht 2017 kohëzgjatja është 30 vite dhe faza aktuale është e ndërtimit dhe operimit, autoriteti kontraktues ka raportuar se punimet civile që janë të përfunduara zënë më pak se 20% të vlerës totale të investimit. Janë dorëzuar në kantier dhe janë funksionale pajisjet e kapanonit të selektimit, i cili është në operim e sipër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb