SHKODER

Një nga elementët më thelbësorë në kulturën shqiptare është instrumenti i lahutës që mbahet si element i trashëgimisë kulturore autentike shqiptare. Dikur, shtëpia pa lahutë quhej “shtëpi e lanun”. Ishte turp për malësorin të mos e kishte një pushkë e një lahutë. Por ky instrument është bërë së fundmi mollë sherri në Ballkan midis shqiptarëve dhe popujve sllavë që jetojnë afër shqiptarëve si Mal i Zi, Serbi, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë.

Në faqen zyrtare të UNESCO-s thuhet se ky instrument është praktikuar ndër shekuj si një formë e kujtesës historike dhe një shprehje e identitetit kulturor dhe ata e kane listuar si nje instrument te shtetit serb. Jonuz Delaj nga Malësia e Madhe është një prej lahutarëve më të njohur në vendin tonë dhe këtë vegël ai e ka të trashëguar nga të parët. Përfshirjen nga UNESCO e Lahutës si prejardhje serbe ai e quan një turp. Tingulli i lahutës ka lënë gjurmë të thella në mendjen, e vetëdijen e Jonuzit.

Pak dite me pare Ministria e Kulturës përgënjeshtroi lajmin e përhapur në media se lahuta është njohur nga UNESCO si trashëgimi kulturore e Serbisë.

“Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ‘lahuta nuk është shqiptare, por serbe’”. Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin”, thuhej në sqarimin e minsitrisë.

Në trojet e Shqipërisë veriore me lahutë këndohet eposi i kreshnikëve që i përket epikës legjendare po edhe këngë epike historike. Edhe vepra epike më e njohur kombëtar Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës po ashtu këndohet me lahutë. Ky instrument ka fituar mitikën dhe përfaqëson simbolin tonë si kulturë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb