Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka prezantuar kryenegociatorin  në MEPJ të Shqipërisë për në BE Zef Mazin.

Rama tha se Zef Mazi ka shërbyer për shumë vjet për Shqipërinë, si dhe ka punuar edhe për institucionet ndërkombëtare.  Më tej, Rama u shpreh se Zef Mazi ndër të tjera është parë si kandidat për president të Republikës.

Kam parë me kuriozitet ekesperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozickion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president.  Ky fakt vlen të përmendet si shenjë respekti ndaj figurës së tij nga të gjitha partitë që kanë qeverisur vendin. Ne jemi të vetëdijshëm që kryenegociatori duhet të jetë një person që duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve. Kryenegociatori ynë do të duhet të krijojë një frymë skuadre. Të gjithë të dërguarit tanë drejtohen nga kryenegociatori dhe është pikërisht kryenegociatori që vendos për ta. Grupi negociator do të ketë detyrë që të përmbushë sa më shpejt detyrat që lidhen me kapitujt për integrim. Qeveria do mbështesë grupin”, tha Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb