Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega, tha në Parlamentin Evropian se Shqipëria ka bërë progres, por shqetësim mbetet përmbushja e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë prezantimit të draft-raportit për Shqipërinë, eurodeputeti Lega deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi sipas tij, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm.

“Shqipëria ka bërë progres, por patjetër që shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së negociatave. Duhet të vazhdohet më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet bërë më shumë në këtë fushë. Shqipëria e meriton të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bashkëpunoj me raportuesen për Shqipërinë për të vazhduar rrugën drejt BE-së”, tha Lega.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb