Të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Aljula Jubani, drejtore e institutit të studimeve evropiane dhe Gentian Elezi, përgjegjës i Departamentit të diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të BE, folën për procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave.

Gjatë bisedës në studio Elezi tha se përafrimi i standardeve me BE është një çështje me shumë rëndësi.

Pjesë nga biseda në studio:

Aljula Jubani: Ishte një lajm i shumë pritur çelja  e negociatave, hap i rëndësishëm për konkretizimin e thirrjes e duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Sot është një konfirmim që shoqëria e institucioneve ka bërë hapa para dhe detyrim për të punuar për ta çuar Shqipërinë në Europën që i përkasim kulturalisht dhe historikisht.

Elezi: Ajo që pritet është që në të gjitha fushat, të përafrojmë legjislacionin me BE. Thelbi është puna e institucioneve, punë që ka dy dekada që ka nisur, por faza finale ajo e përafrimit shkon në nivelin optimal. Do të jetë një rrugë e gjatë. Ka shumë komponentë që përcaktojnë ritmi, vullneti politik i gjithanshëm, kapacitetet teknike të institucioneve tona dhe përfshirja e aktorëve të tjera në proces e rrethanat brenda BE-së.

Pyetje: Cili është roli i akademikëve në procesin integrues?

Aljula Jubani: Rrugëtim që na kanë paraprirë vende të tjera që mund ti marrin model si Kroacia Serbia e Mali i Zi, kanë një numër të madh të kapaciteteve njerëzore të përfshirë në proces, akademikët kanë luajtur rol të rëndësishme si pjesë e grupeve negociatore.  Auditorët kanë edhe një rol tjetër ë rëndësishme që është profesionalizimin e të rinjve. Në institutin e Studimeve Europian është i themeluar si njësi ne Universitetit të Tiranës për ti paraprirë këtij procesi. Këte vit presim hapjen e një programi të ri një master i cili do të jetë mundësi për institucionet për të afruar specialistët për të përgatitur.

Përgjithësisht bota akademike i paraprin ngjarjeve dhe puna për këtë program ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Pyetje: Sa është gati Shqipëria për BE-në?

Elezi: Puna në procesin e integrimit ka nisur më herët pra kem nisur me formimin e kapaciteteve, por për shkak ë ritmit që kërkon ky proces dhe paqëndrueshmërinë në administratë, ka nevojë për një vëmendje të shtuar.

Ne i kemi kapacitetet ta nisim procesin, por rëndësi ka shpejtësia me të cilat ecim.

Nëse krahasohemi me Kroacinë, jemi shumë më prapa për krijimin e kapaciteteve. Me këtë vizion në mendje masteri ekzekutiv për negociatat ka nisur për këtë arsye.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb