Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shkruar në FB për integrimin europian dhe mënyrën se si partia e saj do që ta realizojë.

Kryemadhi kujton se Shqipëria statusin e vendit kandidat e mori me Klajda Gjoshën e LSI në krye të Ministrisë së Integrimit Europian, ndërsa shton se kjo ndodhi edhe pse Rilindja qëllimet i kishte larg BE.

Ajo thotë se me djem dhe vajza si Klajda Gjosha do të mundësohet edhe integrimi në BE i Shqipërisë.

 

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Klajda punoi dhe i siguroi Shqipërisë statusin kandidat edhe pse qëllimet e Rilindjes ishin larg BE, në drejtime të paditura.
Por të gjithë bashkë, me vajza dhe djem si Klajda që kanë vendosur të jetojnë si evropianë në Shqipëri, do ta bëjmë të mundur integrimin në BE.
Të gjithë bashkë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ata që kanë sakrifikuar në këtë vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb