TIRANË

Kryenegociatori për integrimin e Shqipërisë në BE Zef Mazi thotë se fqinjësia e mirë është një nga kërkesat e BE-së, duke iu përgjigjur kështu pyetjes se përse pala shqiptare nuk kërkon të mos lidhet fati i Shqipërisë me atë të Maqedonisë së Veriut për konferencën e parë ndërqeveritare, siç veproi Zoran Zaev.

Mazi tha në “Real Story” në News24 se beson që Unioni do marrë vendimin në bazë të meritës shumë shpejt.

“Ecja në bazë të meritës shumë shpejt do merret në konsideratë nga Unioni. Do ishte politikisht tepër menjëherë të bëhet kjo apo ajo sot. Nëse me meritë do vazhdojmë këtë rrugë, do jetë ky Union që do thotë do bërë ky hap. Sa më mirë t’i kemi marrëdhëniet me fqinjët, aq më shumë plotësojmë kërkesat e unionit.
Ne jemi përpara kësaj situate të miratimit të kuadrit negociues dhe mendoj që Unioni do ta gjejë forcën që mbi bazë të meritës do marrë vendimin që duhet”, deklaroi Mazi.
Sa iu përket vendeve skeptike, ai foli për një situatë në ndryshme sot.
“Nga bisedimet që kam bërë si me Danimarkën, sot me presidencën portugeze, nga njoftimet që kemi nga Spanja del se nuk është situata si ka qenë, ka ndryshuar. Kuptohet që mund të kenë pyetje, një periudhë kohe që duhet të realizosh X gjë por ka shumicë zërash në Union që janë në favor të ecurisë sonë integruese”, u shpreh Mazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: