Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur te Këshilli i Integrimit Evropian dhe raporti i përpiluar prej tyre. Ajo tha se në këtë proces, politika duhet të bëhet bashkë.

Kryemadhi sugjeroi që të formohet një grup i mirë ekspertësh për të negociuar, nëse BE vendos t’i hapë rrugë procesit. Kryetarja e LSI bëri thirrje që të hapet sa më shpejt negociata, në mënyrë që qeveria të largohet nga ideja e Ballkanit të Hapur.

“Të nderuar kolegë. Në fakt procesi i integrimit është jetike për shqiptarët, sidomos në kushtet që jemi sot. Do të doja të merresha me raportin vjetor të Këshillit të Integrimit. E lexova me ëndje, sepse duke pasur parasysh që roli i LSI, dua t’ju rikujtoj se në procesin e statusit kandidat, që ka ardhur si marrëveshje e LSI me PS, për të vazhduar më tej me procesin në Reformën në Drejtësi. Për hir të së vërtetës ishte dhe liberalizimi i vizave, ku marrëveshja e LSI dhe PD kishte një ndikim edhe LSI.

Në këto vite kemi marrë rekomandim pozitiv nga Komisioni, por vendet anëtare s’e kanë votuar. Duke pasur parasysh se vendet. Sot i qëndroj këtij mendimi që negociatat me Shqipërinë duhet të kishin hapur dje. Kërkoja të gjeja disa rekomandime, nuk janë. Mendoj që shkolla verore është projekt i mirë që ndihmon, por s’e di se ndihmon për ekspertët nëse hapen negociatat për Shqipërinë. Ne sot ekspert kemi zv.ministrat që janë politikë. Këshilli i Integrimit duhet të përbëhet me ekspertë. Procesi i integrimit me aq njohuri që kam unë, se ne e kemi njohur në Ministrinë e Integrimit, duhet të rishikohet në tre degë. Çfarë ndodh me procesin dhe ku jemi? Nëse hapen negociatat a do të jetë i gatshëm grupi për t’u përballur. A është i gatshëm Shqipëria për procesin. Duhet të kthejmë ekspertët shqiptarë që sot janë larguar nga Shqipëria, në mënyrë që këta ekspertë të jenë pjesë e grupit negociator. Të mos bëjmë që të marrim ekspertë të huaj me paga të mëdhaja.

Dua të theksoj përsëri çështjen e integrimit Evropian që duhet të na bashkojë të gjithëve. Këtë nuk e lidh me inceneratorët, rritjen e naftës, të ushqimeve dhe problematikave të tjera. Këtë do e shihja si dashamirësi për koncesionet. Çështjen e integrimit do e shihja si thelbësore. Kërkoj që të hapen sa më shpejt negociatat, sepse sa më shumë të afrohemi me BE aq më larg kryeministri do të jetë me Ballkanin e Hapur. Ky proces është një proces që nuk duhet kthyer qesharak, në një proces që bëhet sa për të kthyer rrallën. Procesi i integrimit duhet parë me seriozitet, edhe i shoqërisë civile dhe botës akademike. Këshilli Evropian të mos përdoret si fasadë, por të jetë si institucion. Nuk ka gjë të keqe që fermerët shqiptarë të thërriten. Projektet të mos shkojnë për kantina vere që nuk ekzistojnë, por të shkojnë për fermerët, qoftë për të ulur çmimet e naftës në mënyrë të tillë që produktet shqiptare të mbushin prodhimin dhe ajo që është më e rëndësishmja të ndihemi të pavarur, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht”, tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb