“Shqipëria është në fund të fillimit, jo në fillim të fundit, të pranimit të pas në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë një interviste për “Euronews”. Kryediplomati i BE ka cituar Winston Churchil, kur është pyetur për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në rrugën e anëtarësimit në BE.

Soreca ka shtuar se është bërë shumë progres, por që ka fusha në të cilat administrata e Shqipërisë duhet të punojë, siç është lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar dhe reforma zgjedhore.

Rreth 91% e popullsisë së Shqipërisë është në favor të hyrjes në BE, por së fundmi kanë qenë Franca dhe Holanda, që duket se kanë bllokuar hapjen e negociatave.

Kryeministri Edi Rama ka shprehu zhgënjimin e tij për situatën, duke folur për Euronews, ai ka thënë: “Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë marrja e vendimeve nga Këshilli nuk është i bazuar në ato që ne bëjmë, ato vende si ne, por në situatën e brendshme ose në dinamikën e brendshme në vendet e ndryshme anëtare”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pasur çështje si sundimi i ligjit që ua kanë ngadalësuar ecjen në rrugën e tyre drejt BE-së.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb