Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian Jorida Tabaku,  takoi sot përfaqësues të Komisionit homolog të Kosovës.

Ajo theksoi se ky është takimi i parë i përbashkët i dy Komisioneve të Integrimit të dy vendeve dhe se do të jetë pikënisja e një bashkëpunimi ë frytshëm dhe të gjatë.

Tabaku tha se nuk ka dhe nuk do të ketë anëtarësim të plotë pa Kosovën, duke theksuar se Shqipëria do të jetë mbështetëse kryesore për të.

Gjatë takimit Tabaku përgëzoi parlamentin e Kosovës për maturinë dhe pjekurinë e treguar lidhur me zhvillimet politike.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është një lajm i mirë që si shqiptarë po e prisnim këtë muaj.

Dua të përgëzoj shtetin e Kosovës për standardet e larta që ka vendosur lidhur me luftën ndaj korrupsionit, zhvillimin e zgjedhjeve, treguesve të demokracisë dhe politikbërjen, që duhet të jenë patjetër një leksion për qeverinë Shqiptare, që nga ana tjetër, nuk gëzohemi dot në të njëjtën mënyrë, pasi nuk tregon të njëjtin standard në këta tregues.”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se Këshilli i Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë duhet t’i japi mbështetje jo vetëm anëtarësimit të Kosovës në KiE, por edhe në procesin për liberalizimin e vizave, pasi ka arritur të gjitha objektivat dhe të mundësohet që qytetarët kosovarë të takojnë familjarët e tyre, që fatkeqësisht shumica jetojnë jashtë Kosovës.

“Republika e Shqipërisë e ka për detyrë se çfarë të jetë në dorën tonë, përsa i përket proceseve të integrimit, ku Shqipëria është pjesë e strukturave ku Kosova po aderon, duhet të jetë e hapur për bashkëpunim dhe pse jo, edhe lider i këtyre proceseve.”shtoi ajo.

Kryetarja Tabaku përfundoi fjalën e saj duke theksuar se Kosova ka kaluar një proces të gjatë pas luftës dhe ka pasur rezultate konkrete, prandaj e meriton të aderojë në çdo strukturë ndërkombëtare.

55883840 3a03 47d1 Bb5a 04eb6a6c652b

D15edb07 33e5 4b5e 881f 831338f76635

B81c7a0d 3eb2 4515 9ea0 A6f13aef4e47

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb