Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e saj portugez, Augusto Santos Silva.

Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja Xhaçka thekson se temë diskutimi ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Një telefonatë mjaft e frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva. Shpreha mirënjohjen për përpjekjet dhe dashamirësinë e ?? për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE. Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, shkruan ministrja shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb