Inteligjenca artificiale është në gjendje të krijojë gjithë sekuencën e një videoje duke u bazuar në pak foto, sipas një sistemi të krijuar nga MIT dhe i prezantuar në konferencën europiane “Computer Vision” në Mynih, Gjermani.

Sipas ideatorëve, në të ardhmen sistemi mund të përdoret për të ndihmuar robotët që të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh rreth tyre, sipas detajeve që ilustrohen në studimin e publikuar në “arXiv”, arkiv në internet i studimeve që ende nuk kanë kaluar në analizimin e studiuesve të tjerë.

Sistemi i realizuar nga MIT (Instituti i Teknologjisë në Masaçuset) është në gjendje të njohë aktivitetet që tregohen në një film me pak foto, duke vërejtur objektet ose figurat që ndryshojnë në kohë.

Në këtë proces sistemi mëson vetë si të mbushë boshllëqet, sekuencat që mungojnë, duke njohur skena analoge në video të ndryshme.

“Kemi ngritur një sistem për të njohur transformimin e objekteve në vend të aspektit të tyre”, shpjegoi një prej ideatorëve, Bolei Zhou, i Universitetit kinez të Hong Kongut.

“Një rezultat i rëndësishëm në robotikë për realizimin e sistemeve në gjendje për të parashikuar pasojat e një farë aktiviteti”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb