Fizikani me famë botërore Albert Einstein “bëhet” digjital dhe zëri i tij sintetizohet për t’u huazuar në një program të inteligjencës artificiale (IA), sipas rezultatit të eksperimentit të dy kompanive të cilat, duke i dhënë jetë zërit të babait të relativitetit, synojnë të hedhin bazat e bisedave ndërvepruese midis qenieve njerëzore dhe inteligjencës artificiale.

“Aflorithmic”, një kompani e prodhimit të përmbajtjes audio dhe “UneeQ”, e cila merret me ndërtimin e platformave digjitale, kanë bashkuar forcat për të krijuar një prototip të inteligjencës artificiale, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.

”Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për t’i bërë platformës digjitale pyetje praktike në lidhje me jetën dhe punën shkencore të Albert Einsteinit, ashtu si të ishin duke biseduar me fizikanin e famshëm”, thuhet në njoftimin e kompanive.

Kompanitë filluan me regjistrime historike të zërit të Einsteinit. Një zë i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman.

Të dy kompanitë sqarojnë se kanë zgjedhur figurën ikonike të Einsteinit “për reputacionin e tij si një gjeni, për të cilin shumë do të donin t’i bënin pyetje nëse mund ta kishin takuar personalisht”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb