Matematika arrin të parashikojë nëse një aktor do të ketë sukses apo jo, sipas një studimi të publikuar në revistën, “Nature Communications” nga grupi i Universitetit “Queen Mary” në Londër.

Kjo është e mundur falë inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave mbi karrierën e më shumë se një milionë e gjysmë aktorë dhe rreth 900 000 aktoreve nga e gjithë bota, nga origjina e kinemasë deri në vitin 2016, që ndodhen në bankën botërore të të dhënave për filma, “Internet Movie Database” (IMDb).

Analizimi i të dhënave mundëson që të përcaktohet se kur do të jetë viti më produktiv në karrierën e një aktori apo të një aktoreje dhe të vlerësojë me një saktësi prej 85%, nëse karriera e tyre ka arritur apo jo kulmin.

“Ky studim po tërheq shumë vëmendjen e industrisë kinematografike, në pikën që, kemi zbuluar se një skenarist është i interesuar të shkruaj një dorëshkrim bazuar pjesërisht mbi këto të dhëna”, thotë Lucas Lacasa, një prej autorëve të këtij studimi. (Ata)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb