Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka bërë përditësimin e informatave të saj më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Ai tha se forcat ruse ndoshta kanë filluar të vendosin “trupa barriere” ose “njësi bllokuese” për shkak të moralit të ulët dhe një hezitimi për të luftuar, shkruan Sky News.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se gjeneralët rusë ka të ngjarë të donin që komandantët e tyre të përdornin armë kundër dezertorëve – dhe me gjasë donin të ruanin pozicionet mbrojtëse deri në vdekje.

Dhe kjo taktikë e pushkatimit të dezertorëve tregon gjithashtu cilësi dhe moral të ulët midis forcave ruse.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka pohuar se rreth 4.5 milionë njerëz pa energji elektrike pasi Rusia shënjestroi disa objekte energjetike.

Gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar kombit të tij të enjten, Zelenskyy akuzoi homologun e tij rus Vladimir Putin se synonte rrjetet tashmë të brishta të energjisë në një përpjekje për të përhapur frikë tek qytetarët.

“Ka dëmtime në objektet energjetike në zona të ndryshme në të gjithë vendin”.

Udhëheqësi ukrainas tha se të paktën 10 rajone duke përfshirë Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Sumy, Kirovohrad, Kharkiv, Chernihiv, Khmelnytskyi, Cherkasy dhe kryeqyteti kombëtar janë prekur nga sulmet e fundit.

Ai paralajmëroi se ndërprerje të energjisë elektrike mund të ketë edhe në rajone të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb