Objektivat ukrainas janë prekur nga më shumë se 80 sulme, sipas ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

Shumë lokacione ukrainase pranë Kievit janë bombarduar nga një seri sulmesh raketore nga Rusia.
Më shumë se 80 sulme janë kryer kundër objektivave ukrainas, sipas inteligjencës së fundit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet një postimi në Tëitter tha se dënon cënimin e sovranitetit ukrainas nga Rusia.

“Më shumë se 80 sulme janë kryer kundër objektivave ukrainas,” tha ministria e mbrojtjes. Forcat
tokësore ruse po “përparojnë përtej kufirit” nëpër “të paktën tre akse nga Veriu, Veri-indja dhe Jugu”, shtoi ministria e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb