Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës beson se Rusia mund të vazhdojë konfliktin edhe për një vit, duke paralajmëruar se Ukraina është dukshëm e mposhtur në vijën e frontit.

Udhëheqja e Kremlinit ndoshta do të përpiqet të ngrijë luftën për një kohë në mënyrë që të bindë Perëndimin të heqë sanksionet, por më pas të vazhdojë agresionin”, tha përmes Telegram Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Burimet ekonomike të Rusisë do t’i lejojnë vendit pushtues të vazhdojë luftën me ritmin aktual edhe për një vit tjetër.

“Ukraina ka një copë artilerie përballë 10 deri në 15 copë artilerie ruse”, tha Vadym Skibitsky i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës në një intervistë me The Guardian, dhe e shpërndarë nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës. “Prandaj gjithçka tani varet nga arma që na japin partnerët perëndimorë”.

Megjithatë, ai tha se Ukraina beson se Rusisë po i mbarojnë armatimet moderne.

“Ne kemi vërejtur se Rusia po kryen shumë më pak sulme raketore dhe ka përdorur raketa Kh-22”, tha Skibitsky. “Janë raketa të vjetra sovjetike të viteve 1970. Kjo tregon se Rusisë po i mbaron raketat me precizion të lartë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb