Pas testeve të ngjyrave, që zbulojnë personalitetin e secilit prej nesh, me rrënjët e tyre në teoritë jungiane dhe që tani, në forma të reja, janë të modës në TikTok, është radha e inteligjencave kromatike.

A mund ta stimulojnë ngjyrat inteligjencën?

Provoni të visheni për një ditë të tërë me të zeza ose të bardha nga koka deri te këmbët dhe kushtojini vëmendje efektit të këtyre veshjeve njëngjyrëshe në trup dhe mendje.

E zeza, një ngjyrë misterioze, kaotike, identifikon kaosin dhe, në çrregullim e sipër, mendja është më e lirë për të krijuar. Ajo është ngjyra e përshtatjes në çast, e guximit dhe rrit produktivitetin.

Inteligjenca e bardhë, e quajtur “ekzistenciale”, eksperimentohet me rroba të bardha dhe është një litar shpëtimi në momente të vështira, që tregon rrugën e duhur, nëse duket se e humbisni atë.

Kemi, gjithashtu, aftësi të tjera kromatike, të tilla si ajo e arit, që është inteligjenca ekonomike, paraja dhe suksesi; ajo emocionale, e ngjyrës së gjelbër; muzikore, e ngjyrës bojëqielli; inteligjenca intuitave, me ngjyrën blu të errët; e faljes, e lidhur me ngjyrës rozë, etj.

Ekzistojnë një mori dallimesh në hije dhe këtu qëndron bukuria: çdo nuancë korrespondon me aftësinë për të marrë pjesë në jetën tonë.

Me pak fjalë, ngjyrat janë treguesit më të dobishëm të koeficientit të inteligjencës.

Nuancat ndikojnë te ne, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, sipas Samya Ilaria Di Donato, autore e librit “Inteligjenca e ngjyrave: 24 mënyra për t’u përmirësuar në jetë”.

“Është e gabuar të konsiderohet se cilësia e quajtur inteligjencë matet vetëm përmes një rezultati të koeficientit të inteligjencës, ndërsa dallimet e ngjyrave janë të pagabueshme, sepse ato japin stimuj të pavetëdijshëm për të pasuruar jetën tonë”, shkruan Di Donato.

Çdo ngjyrë lidhet me një nivel të ndryshëm të inteligjencës dhe pasqyron një zonë të caktuar të jetës, zbulon kuptimin e duhur dhe potencialin e vërtetë të secilit prej nesh dhe na lejon të krijojmë ylberin tonë të lumturisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb