Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilët për dekada kundërshtuan njëri-tjetrin për kontrollin e Nagorno-Karabakut, po ndizet. Përleshjet e armatosura në kufirin mes dy vendeve, të cilat janë përkeqësuar ditët e fundit, kanë sjellë vdekjen e mbi njëqind ushtarëve.

Bombardimi ishte ndërprerë të martën në mëngjes, megjithëse jo plotësisht, pas ndërhyrjes së ndërmjetësimit të Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim.

Për të kundërshtuar ofensivën e Bakut dhe për të “rivendosur integritetin territorial”, Jerevani bëri thirrje për ndërhyrjen ushtarake të CSTO, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia.

Kaukazi sërish po zien dhe po trondit gjysmën e botës për shkak të pranisë së tij të trazuar dhe shpërthyese të territoreve të ndryshme separatiste, qendra e planeve gjeopolitike të fuqive të mëdha si Rusia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara. Nagorno-Karabakh është një nga këto territore, brenda Azerbajxhanit ku shumica e popullsisë është megjithatë armene.

Azerbajxhanët godasin makinat e inteligjencës ruse

Ministria armene e Mbrojtjes akuzoi forcat Azerbajxhane se hapën zjarr ndaj një makine të shërbimeve ruse të sigurisë FSB në zonën e përleshjeve kufitare. Automjeti po kryente një “mision humanitar”, sipas të njëjtit burim, të cituar nga agjencia ruse Tass. Rusia deri më tani nuk ka dhënë asnjë lajm për incidentin.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb