Një javë e zjarrtë e pret Interin nga ku pritet të përcaktohen objektivat real të skuadrës së Mancinit. Të mërkurën takohet me Juven në Kupën e Italisë, 4 ditë më pas luhet derbi me Milanin në ‘San Siro’ ndërsa të lënën mbyllet merkato. 7 ditë shumë përcaktuese për Interin që duhet të gjejë forcat për të përballuar me sukses këto sfida.

Në një intervistë për Inter Channel, Roberto Mancini ka folur në vigjilje të sfidës përballë Juventusit: “Është një gjysmëfinale dhe është normale të përballesh me skuadra të forta. Bëhet fjalë për një ndeshje që luhet në 180 minuta, duhet të jemi të zotë të arrijmë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë për të vendosur gjithçka më pas në shtëpinë tonë”, u shpreh trajneri i Interit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb