Tema është gjithnjë e nxehtë, finalja natyrisht që nuk dihet. Por gjithsesi ndonjë e dhënë del. Një opsion mund të bjerë, të tjerët mund të qëndrojnë. Ndaj pyetja se cila do të jetë e ardhmja e Antonio Kontes mund të gjejë përgjigje. Në intervistën dhënë “Gazzetta Dello Sport”, ish-trajnerit të Kombëtares së Italisë duket se i mbeten në këmbë pesë pista, dy në Itali dhe tre jashtë. Interi mbetet në pole position, Juventusi një hipotezë në rast largimi të Alegrit. Mançester Junajtid, PSG dhe Bajerni janë emrat big që mund të ndërrojnë trajner duke shkaktuar një efekt domino.

Përshtypjet e para janë se Konte dëshiron të kthehet në Itali dhe këtë gjë kërkon ta bëjë vetëm nëse është totalisht i bindur se mund të rivalizojë Juventusin. Kështu Interit i del për detyrë ta bindë jo vetëm me pagën, por edhe për ta pajisur me një grup lojtarësh që ta shndërrojë nga një ekip për zonën Champions, në një ekip për titullin kampion.

Alegri Anjeli
Alegri Anjeli

Sa i takon Juventusit, Konte është në “stand by” për të kuptuar nëse bashkëpunimi me Alegrin do të vijojë o nëse shoqëria do të jetë e gatshme të ndërpresë marrëdhënien me trajnerin e saj. Sa i takon nivelit të tratarivës, ka më shumë pikëpyetje sesa ajo me Interin, ndaj këtu hyjnë në lojë dhe alternativat e huaja. Mançester Junajtid është dëshira më e madhe e Kontes dhe, ndonëse Solsjkaer ka rinovuar me një kontratë afatgjatë, luhatja e rezultateve menjëherë pas firmës e ka vendosur sërish në diskutim norvegjezin.

Solskjaer Pogba
Solskjaer Pogba

Situatë e ngjashme dhe me Paris Sën Zhërmenin, që pavarësisht se ka konfirmuar Tuhel, nuk ka bërë që të mbyllen zërat për një largim të trajnerit. Edhe Bajerni është një shoqëri që ish-trajneri i Çelsit e ka pëlqyer gjithnjë. Ndonëse Kovaç është pranë fitimit të titullit dhe meriton konfirmimin, gjermanët mund të sjellin një ndryshim të madh, duke afruar një trajner jo të linjës “bavareze”, siç është trajneri kroat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb