Në mënyrë të papritur, Inter fluturon drejt Madridit jo për të vënë në jetë ndonjë goditje në hyrje por për të dëgjuar zyrtarisht ofertën e Atleticos për Lautaro Martinez. Sipas Corriere dello Sport, Piero Ausilio ndodhet në kryeqytetin spanjoll për të diskutuar nga pranë me drejtuesit e Atletico Madrid të cilët kërkojnë informacion zyrtar për “demin” argjentinas.

Interrr
Interrr

Në tetor, Martinez rinovojë kontratën e tij deri në 2026 duke hequr edhe klauzolën e largimit prej 111 milionë euro. Tani kartoni i Martinez vlerësohet me 70-80 milionë euro, dhe Simeone ka dhënë bekimin e tij për një transferim të tillë.

Martinez
Martinez

Ausilio ndoqi nga pranë sfidën Real Madrid-Chelsea por me sa duket nuk ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e vizitës së tij në Madrid. Në këtë periudhë Ausilio pritet të dëgjojë edhe ofertat e tjera që vijnë për Martinez pasi sulmuesi pëlqehet edhe nga ekipe si Barcelona e Man.City.

Në lidhje me merkaton në hyrje, Inter i është rikthyer pistës Leandro Paredes, mesfushori i PSG, që shihet si zëvendësuesi ideal i Brozovic.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb