Skualifikimi në kampionat i jep më shumë kohë të mendojë për sfidën në Champions kundër Liverpool. Alessando Bastoni jep sinjale pozitive përpara super sfidës, dhimbja në kavilje po shuhet pak nga pak teksa vijon stërvitjen i diferencuar.

Objektivi i stafit drejtues është i qartë, ta shohin si titullar në sfidën kundër Liverpool ndërsa në kampionat, për sfidën kundër Napolit është i skualifikuar, në vend të tij favorit shihet D’Ambrosio.

Për takimin kundër Liverpool, Inzaghi duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Barella i skualifikuar ndërsa Vidal po fiton me shumë kuota për të marrë vendin e tij në mesfushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb