Inter vijon me paraqitjet e mira, duke u rehabilituar edhe në kampionat. Pasi mposhti Sassuolon dhe i mori katër pikë Barcelonës, zikaltrit bëjnë “detyrën” edhe në shtëpi me Salerntanën, duke fituar 2-0 dhe ngjitur kështu në vendin e shtatë, -6 pikë nga kreu.

Zikaltërit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Lautaro Martinez në minutën e 14-të kaloi në avantazh vendasit me një goditje të befasishme dhe të menjëhershme nga distanca.

Në pjesën e dytë, nënkampionët e Italisë shënojnë golin e dytë me Nicolo Barellan, duke dyfishuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Kaq mjaftoi për të besuarit e Inzaghit, që tani shohin para dhe shumë më të qetë se një javë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb