Inter nuk po gjen qetësi në këtë rikthim post Covid-19, ekipi i Antonio Contes vijon sezonin me ulje ngritje, 11 pikë larg kreut, me një ndeshje më pak, por në shtëpinë ziklatër më shumë se sa për këtë sezon po mendojnë për atë pasues. Inter ka qenë dhe mbetet një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Objektivi i radhës pas largimit të Icardit dhe afrimit të Hakimi është gjetja e një sulmuesi të ri dhe një mbrojtësi.

Giroud
Giroud

Sipas “Tuttosport”, Inter ka trokitur në dyert e Chelsea me një ofertë konkrete, 20 milion euro për të marrë shërbimet e Emerson Palmieri, ofertë e cila nuk ka bindur drejtuesit e klubit londinez. Gjithnjë sipas të përditshmes torineze, Inter ka rritur ofertën në 30 milion euro por me këtë shifër kërkojnë jo vetëm shërbimet e Emerson por dhe të Giroud. Diskutimi është ndryshe për sulmuesin francez pasi në çdo rast bëhet fjalë për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb