Brenda një jave, Inter siguroi një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, siguroi një fitore 2-1 në frymën e fundit përballë Venezia duke blinduar statusin e tyre si kryesues dhe si favorit absolut për të triumfuar në Serie A, nuk mund të shkonte më mirë se kaq, por dukshëm ekipi i Inzaghi ka shpenzuar jo pak energji. Intrer mori dhe një asisit të rëndësishëm edhe nga derbi i Italisë, me Milan dhe Juve që ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

Zikaltërit e shohin veten plus katër pikë në raport me Napolin, ekipi i vendit të dytë, por kanë në dispozicion edhe një ndeshje, sfidën e shtyrë përballë Bologna. Inzaghi kthen vështrimin tashmë nga derbi përballë Milan, një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo aspekt.

Grupi është i plotë, të paktën për momentin, por disa nga titullarët e rëndësishëm, përpara sfidës me Milan do të jenë të grumbulluar me ekipet përfaqësuese. Bastoni dhe Barella do të rikthehen në Appiano fundjavën e ardhshme ndërsa Martinez, Sanchez dhe Vecino rikthehen më 3 shkurt. Sfida më Milan është në program për tu zhvilluar më 6 shkurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: