Inter ka nisur një fushatë të vërtetë rinovimesh, një cikël që filloi me Lautaro Martinez dhe pritet të vijojë me dy yje të tjerë të ekipit, Barella dhe Brozovic. “Demi” rinovoi zyrtarisht kontratën e tij deri në 2026 me një pagë sezonale prej 6 milionë euro. E njëjta shumë i është ofruar edhe Barella në javën e fundit, ofertë e cila me sa duket ka joshur mesfushorin dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, palët do të shkojnë shumë shpejt drejt një akordi final.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, firma pritet të vijë përpara derbit. Barella do të firmos një kontratë deri në 2026 me 4,5 milionë euro neto në sezon plus bonuese. Inter i ka premtuar mesfushorit se në një të ardhme të afërt do të jetë pasuesi i Handanovic, si kapiteni i ri zikaltër.

Jo vetëm Martinez dhe Barella, në listë është edhe Brozovic, mes palëve është planifikuar një takim i shpejtë dhe në shtëpinë ziklatër janë të bindur se edhe kroati do të bëjë të njëjtën gjë. Ndryshe nga dy të parët, për Brozovic është gati një kontratë deri në 2025 ndërsa baza e mbetet e njëjtë, 4,5 milionë euro neto në sezon, plus bonuese.
(BalkanWeb)