Në të ardhmen e Mauro Icardit janë vetëm dy gjëra të sigurta. Sulmuesi do të largohet nga Inter, por nuk do të shkojë tek Juventus. Janë mediat italiane, që zbulojnë lëvizjen më të re të klubit zikaltër të dirigjuar nga administratori deleguar Beppe Marotta.

Fc Internazionale Training Session
Fc Internazionale Training Session

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, drejtuesi interist preferon Romën si destinacion të ardhshëm për argjentinasin. Edhe Napoli mbetet një opsion, ndërsa nga axhenda e klubit ziklaltër është fshirë çdo takim me rivalët e përjetshëm të Juventusit. Jo vetëm kaq, pasi Marotta kërkon të jetë i sigurt që Mauro Icardi nuk do të mund të transferohet te “Zonja e Vjetër” edhe në një të ardhme të afërt.

1146389171.jpg
1146389171.jpg

Për këtë arsye, ai do të vendosë një klauzolë të veçantë. Çdo skuadër që do të marrë shërbimet e argjentinasit nuk mund ta shesë atë te Juventusi. Kjo lëvizje e Interit pritet të agravojë më shumë raportin mes klubit dhe ish-kapitenit. Icardi e ka të qartë se nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte, ndërsa edhe koha po punon kundër tij. Sulmuesi duhet të gjejë shumë shpejt një skuadër të re, pasi tek Interi rrezikon të qëndrojë në tribunë, të paktën deri në merkaton e janarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: