Edison Cavani mund të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni me parametra zero, kontrata që e lidh me klubin francez ka skaduar por e ardhmja e tij mbetet ende për tu përcaktuar. Sulmuesi uruguaian, tashmë në moshën 33-vjeçare, kërkon një sfidë të fundit të rëndësishme në Europë por problem për çdo skuadër mbetet paga e tij sezonale, 12 milion euro.

Cavani
Cavani

Cavani është i vetëdijshëm se çdo skuadër që do të marrë shërbimet e tij nuk duhet ti paguaj asnjë qindarkë PSG, për këtë arsye nuk dëshiron që paga e tij të preket. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse dështoi transferimi i tij në janar tek Atletico Madrid. Inter sheh tek Cavani zëvendësuesin ideal të Martinez, por 1,3 milion euro në muaj janë shumë për klubin ziklatër. Inter po punon jo vetëm për të gjetur një sulmues të ri por dhe një mesfushor.

Tolisso Get 100717
Tolisso Get 100717

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Beppe Maratto po shqyrton mundësinë për tu futur në negociata me Bayern Munich për Corentin Tolisso. Francezi nuk po arrin të përshtatet në Mynih, kjo si pasoj edhe e dëmtimeve të shumta. Dukshëm, Tolisso nuk bën pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick, fakt që favorizon një kalim të tij në Milano pasi dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb