Në shtëpinë e Interit vijojnë të punojnë për ti dhënë një zgjidhje çështjes Icardi. Është parashikuar një takim, sipas të gjithë gjasave telefonik, ndërmjet Icardit, bashkëshortes-menaxheres së tij Wanda Nara dhe drejtorit të deleguar Bebe Marotta. Në të njëjtën kohë, ish kapiteni nuk ka zbritur në stërvitje për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, pasi parashikohej një rikthim i tij, duke parë dhe situatën emergjente që Inter po kalon me dëmtimet dhe skualifikimet.

Icardi Euro Sport 5c680fd643322f420f14c267
Icardi Euro Sport 5c680fd643322f420f14c267

Vullneti i të gjithë palëve është që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë pasi dukshëm Interit i mungojnë shumë golat e argjentinasit. Fakt është që kjo çështje ka përçarë keq ekipin ziklatër, situata duhet zgjidhur më çdo kusht, në të kundërt rrezikojnë shumë të mos kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Icardi Spalletti 1103299supereva
Icardi Spalletti 1103299supereva

Mediat italiane shkruajnë se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, shumë shpejt pritet që kjo çështje të zgjidhet për të mos i hapur më shumë probleme trajnerit Spelletti, fakt të cilin e konfirmon edhe Javier Zanetti, zëvendës presidenti i Interit: “Takimi Icardi-Moratta? Mendoj se dialogu është gjithnjë rruga e duhur, të shohim në ditët në vijim, por ky është një sinjal pozitiv”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: