Suksesi i Inter dhe Napolit në Champions ka sjell festë edhe në faqet e para të mediave italiane. “Një Inter i plotë, 1/8 e Champions e krye”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.

“Inter, Ciao Barça”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere ku pa diskutim një vend në faqen e parë kishte dhe suksesi i Napolit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë ndryshe është atmosfera në të përditshmes spanjolle pasi brenda një nate Barcelona dhe Atletico Madrid “lan duar” me Champions që në fazën e grupeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Më mizore, e pamundur”, shkruan Marca në faqen e parë. “Ciao, Kaputt”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. “Natë terrori”, shkruan AS.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Angli faqet e para i ka pushtuar Tottenham, me “gjelat” që u ndalën në një barazim 1-1 përballë Sporting duke lënë pezull kualifikimin për në fazën e 1/8: “A mund ta besoni këtë?” Ishte titulli i përzgjedhur nga Star Sport. Thuajse të gjithë mediat kishin si personazh Harry Kane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb