Ashley Young është gati të debutojë, ndërsa për Victor Moses pritet ende zyrtarizimi dhe ka pak mundësi të jetë në fushë për sfidën e fundjavës. Gjithsesi, nuk ka asnjë dyshim që nigeriani do të luajë për Inter, që vazhdon të jetë shumë aktiv në merkaton e dimrit për t’i plotësuar të gjitha dëshirat trajnerit Antonio Conte. Në krye të listës qëndron si gjithmonë Kristian Eriksen. Për danezin janë orë vendimtare, teksa pritet vetëm përgjigja e Totenham, pas ofertës zyrtare të paraqitur nga klubi zikaltër.

Politano Erede Callejon
Politano Erede Callejon

Ky I fundit ka gjetur paratë që do të financojnë transferimin e mesfushorit. Ato do të vijnë nga Matteo Politano, që pas dështimit të shkëmbimit me Spinazzola të Romës ka marrë drejtimin për të kaluar te Napoli. Mediat italiane bëjnë të ditur se marrëveshja është shumë pranë, ndërsa dy klubet po punojnë në të njëjtën kohë për të arritur një tjetër akord.

Allan Vecino 1khv8lg9n7ea61m9btsripmcha
Allan Vecino 1khv8lg9n7ea61m9btsripmcha

Bëhet fjalë për një shkëmbim në mesin e fushës mes Allan dhe Vecino. Të dy futbollistët nuk po kalojnë një kohë të mirë me skuadrat respektive dhe kërkojnë të ndryshojnë ambjent sa më shpejt që të jetë e mundur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb