E zymte ishte atmosfera në kampin ziklatër pas eliminimit nga Champions League, Antonio Conte kishte barrën më të rëndë teksa përballë mediave i duhej të justifikonte këtë humbje aspak të pritshme përballë Barcelonës: “Rastet për të fituar ndeshjen i kishim por na mungoi cinizmi përpara porte. Nuk kam çfarë ti them djemve, kanë dhënë gjithçka. Më vjen keq për tifozët të cilët na kanë mbështetur që në fillim. Mëkat, pasi mund të përfundonte ndryshe. Në këto momente ka zhgënjim, nga ana ime por dhe nga lojtarët. Është një moment i vështirë për ne, janë dhe dy ndeshje pastaj vjen pauza. Nuk po mendoj për merkaton por për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar”, u shpreh Conte pas sfidën kundër Barçës.

Ndryshe nga Conte ai i cili është ndalur tek merkato, është personi përgjegjës, Bebe Marotta: “Lautaro? Pikësëpari, ne jemi Inter, ashtu si Barcelona, kemi historinë tonë të rëndësishme, nuk jemi të detyruar të shesim. Lautaro dëshiron të qëndroj me ne, më bëhet qejfi për këtë por nëse do të joshet nga klube të tjera, ne do të bëjmë vlerësimet tona, për momentin është shumë i lidhur me ne. Vidal? Është një luftëtar i vërtetë, do të na shërbente shumë, ashtu si çdo skuadre tjetër por është një lojtar i Barcelonës, nuk varet nga ne por sigurisht është një nga lojtarët e preferuar”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Interit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb