Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, nuk ka dashur të justifikohet pas humbjes 3-0 në derbin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, ndaj Milanit.

“Ne filluam shumë mirë, krijuam disa raste. Nuk shënuam dhe për fat të keq ata shënuan  në mundësinë e parë.

Menjëherë pas pushimit shënuan golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë. Ne u përpoqëm të rihapim lojën por nuk ia dolëm. Kjo është një humbje që dhemb sepse Kupa e Italisë ishte një objektiv i rëndësishëm””- tha De Vrij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb