I intervistuar nga kanalet zyrtare të UEFA-s, Stefan De Vrij, mbrojtësi i Interit, analizoi fitoren ndaj Spartës së Pragës në Champions.

“Ne jemi në formë. Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për avancimin në Champions, sepse ne duam të përfundojmë në tetë më të mirat. Ishte e rëndësishme të fillojmë mirë: qasja jonë ishte pozitive!”- tha De Vrij.

De Vrij shtoi: Të gjithë ishim të përqendruar dhe të vëmendshëm, sepse me 1-0 loja është gjithmonë e hapur.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb