Inter ngelet favorit për të mbrojtur titullin kampion, por edhe Napoli i ka cilësitë e duhura për të luftuar për skudeton në Serinë A. Ky është komenti i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edy Reja, për javët e para të kampionatit Italian, sidomos pas fitores së zikaltërve ndaj Fiorentinës në Firenze, ku përmbysën rezultatin.

Duke folur për mbi garën për titullin, Reja tha se Interi vërtet ka humbur lojtarë të rëndësishëm gjatë verës, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe prandaj mbetet favorit jo thjesht se është në krye të renditjes.

75-vjeçari, i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit, u shpreh se klubi ka bërë mirë që ka marrë trajneri Luciano Spalettin. Sipas Rejas, me të në krye axurrët kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj beson se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb