Wanda Nara dhe Icardi vijojnë turin e tyre të nxehtë veror, nga Azia në Sardenjë e në fund parashikohet një ndalesë në Milano, por as kjo largësi me Interit nuk ka mjaftuar që palët të qetësohen, përkundrazi, drejtuesit e klubit ziklatër e kanë me nxitim të shesin ish kapitenin e tyre. Nga kjo situatë e paqartë kërkon të përfitoj Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juves, i cili është i gatshëm të paraqes një ofertë për sulmuesin argjentinas. “Zonja e Vjetër” nuk mund të qëndroj pasive në këtë rast, Icardi është një sulmues që në 219 ndeshje ka shënuar 124 gola, kërkon të qëndroj në Serie A ku vetëm Juventus është opsioni që e plotëson.

Tuttosport
Tuttosport

Sipas “TuttoSport”, drejtuesit e klubit ziklatër ia kanë bërë të qartë si Icardit ashtu dhe menaxheres së tij, bëjnë mirë të gjejnë një skuadër të re brenda 8 korrikut. Pavarësisht rivalitetit shumë të madh ndërmjet Interit dhe Juventusit, Icardi nuk do ti thoshte jo një transferimi të mundshëm të bardhezinjtë. Ideja që mund të formoj një dyshe sulmi me C.Ronaldon po josh shumë si Icardin ashtu dhe drejtuesit e Juves.

Wanda Icardi
Wanda Icardi

Përballë këmbënguljes se çiftit Nara-Icardi, të cilët në më shumë se një herë kanë theksuar se nuk dëshirojnë të largohet nga Milano, drejtuesit e klubit ziklatër mund të pranojë një skonto të madhe në vlerën e kartonit, mjafton që Icardi të largohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: