Në pritje për të mësuar nëse sezoni do të vazhdojë dhe me mëndjen nga e ardhmja. Tek Inter shohin më larg dhe po punojnë fort për të bërë goditjen e madhe në merkaton. Në krye të listës së dëshirave është Frederico Chiesa. I vlerësuar shumë nga Antonio Conte, në klubin zikaltër po bëjnë gjithçka për t’i plotësuar dëshirën trajnerit. Madje, sipas mediave italiane është gati edhe oferta e parë që mund të bindë Fiorntinën të lrë të lirë atë që konsiderohet si një nga telentet e mëdhenj të futbollit italian.

Picsart 05 01 09.48.56 1280x640
Picsart 05 01 09.48.56 1280×640

Duke qëndruar në atë që raporton “Tuttosport”, Inter propozon 40 milion euro si dhe kartonin e Nainngolan, i cili mund të kthehet te skuadra zikaltër në fund të sezonit pas huazimit te Cagliari. Një ofertë e rëndësishme, që pritet të lëkundë qëndrimin e Fiorentinës, që gjithsesi kërkon të fitojë sa më shumë nga Chiesa. Po ashtu, lëvizja konkrete e Inter kërkon të mundë rivalitetin e fortë të Juventus, që gjithahtu prej kohësh interesohet për sulmuesin e kombëtares italiane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: