Mauro Icardi rikthehet të stërvitet me grupin por kjo nuk do të thotë se ndërmjet tij dhe Interit është vendosur paqja. Sulmuesi argjentinas zyrtarisht nuk bën pjesë në planet e klubit ziklatër për sezonin e ri por akoma është nënkontratë me Interit dhe ka kërkuar të punoj me pjesën tjetër të skuadrës. Icardi do të zbres në fushë të mërkurën, ditë në të cilën Inter do të nis përgatitjet.

Icardiii
Icardiii

Objektivi i Icardit është i qartë, kërkon të jetë gati për fillimin e sezonit, pavarësisht se ku do të luaj. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, nuk ishte pjesë e ekipit në turneun aziatik dhe nuk pritet të jetë pjesë në sezonin e ri, për këtë askush nuk ka dyshime. Ashtu siç u shpreh presidenti Zhang pak ditë më parë: “Nuk ka asnjë shans që Icardi të vesh sërish fanellën zikaltër”.

Conte
Conte

Ideja e klubit mbetet fikse, Icardi është në shitje, ndërsa Marotta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë me kohë të plotë për ti vendosur në dispozicion trajnerit Conte një sulmues të ri. Për momentin Icardi mund të stërvitet me grupin por nuk do të luaj në asnjë ndeshje, në asnjë moment nuk do të jetë pjesë e lojës dhe skemave të Contes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: