Transferimi i Antonio Contes te Inter bëri jo pak zhurmë për shkak të kaluarës së tij në stolin e Juves. Jo të gjithë tifozët e pritën mirë një lëvizje të tillë, të paktën në rrjetet sociale, pasi në realitet impkati i tij është jashtëzakonisht i madh. Klubi ziklatër hapi këtë javë shitjen e abonimeve vjetore, një proces që nisi me rinovimin e atyre aktual, ku 30 mijë tifozë rinovuan abonimin, çka do të thotë se 80% e tyre rinovuan abonimin ekzistues.

1131254755.jpg.0
1131254755.jpg.0

Në sezonin e fundit të pranishëm të përhershëm në stadium ishin 37,500 tifozë. Sipas të gjithë gjasave edhe këto sezon pjesa e rezervuar e “San Siro” do të jetë e gjitha e rezervuar. Ky impakt ka vetëm një shpjegim, Antonio Conte, pasi përveç trajnerit vetëm Godin është afrimi i vetëm zyrtar.

Lukaku
Lukaku

Duke qëndruar të merkato në hyrje, Inter ka gjetur akordin me Romelo Lukakun, sulmuesi belg ka pranuar ofertën e klubit ziklatër, 180 mijë euro në javë, tashmë mbetet të gjendet akordi me Man.United, me “djajtë e kuq” që insistojnë për 70 milion euro.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Pezull vijon të mbetet çështja Edin Dzeko, me Romën që nuk ka ndërmend të heq dorë nga kërkesa prej 20 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin boshnjak, ndërsa Inter ofron 10 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: