Romelu Lukaku ishte blerja më e rëndësishme e Interit në merkaton e verës. Por sulmuesi belg mbetet larg pritshmërive për shkak të përgatitjes fizike të kufizuar që nga periudha me probleme te Manchester Unuted, ndërsa ende nuk është ambjentuar me kampionatin italian. Po ashtu, dëmtimi i Alexis Sanchez dhe limitet e shfaqura në përballjen direkte kundër Juventusit e kanë bërë të detyrueshme ndërhyrjen e klubit zikaltër që në merkaton e janarit.

0 Gettyimages 1164214762
0 Gettyimages 1164214762

Kërkesa kryesore e Antonio Conte është një sulmues, ndërsa profili i tij është përcaktuar qartë nga tekniku. Ëndrra e madhe e interistëve është Zlatan Ibrahimovic. Por ka pak shanse që sulmuesi suedez të kthehet në Serie A. Për këtë arsye rriten ndjeshëm kuotat e Olivier Giroud.

Olivier Giroud
Olivier Giroud

Kampioni i Botës është i pakënaqur me minutat e pakta që ka në dispozicion te Chelsea dhe mund të vendosë të largohet nga Blutë e Londrës që në merkaton e dimrit. Sulmuesi francez pëlqehet edhe nga Antonio Conte, që edhe më parë e kishte vendosur emrin e tij në listën e blerjeve. E vështirë, por jo e pamundur është marrëveshja me Chelsea, por drejtuesit zikaltër kanë edhe një plan rezervë.

Udinese V Acf Fiorentina Serie A
Udinese V Acf Fiorentina Serie A

Bëhet fjalë për Kevin Lazagna. Sulmuesi i Udinezes po bën një sezon të mirë. Po ashtu, ai është grumbulluar edhe nga kombëtarja italiane dhe është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrireën e tij.
(balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb