Me Lautaro Martinez gjithnjë e më pranë Barcelonës dhe me Alexis Sanchez i cili është i destinuar të kthehet tek Man.United, Antonio Contes i mbetet në dispozicion vetëm një sulmues i mirëfilltë, Romelu Lukaku. Conte kërkon që në dispozicion të ketë të paktën 4 sulmues për të qenë konkurrues në të gjithë frontet. Drejtuesit zikaltër janë përballë një misioni shumë të vështirë pasi kjo nuk është vera e duhur për të realizuar goditje të mëdha, mgjth në horizont janë disa opsione me kosto shumë të ulët.

La Gazzettta
La Gazzettta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në listën e dyshes Maratto-Ausilio prej kohësh ndodhen 3 lojtarë, Dries Mertens, Edison Cavani dhe Timo Werner. Dy të parët janë në skadencë të kontratës, këtë verë mund të largohen me parametra zero nëse arrin të bindin. Cavani e njeh shumë mirë Serie A nuk do të ishte kundër një rikthimi, gjithnjë nëse PSG nuk i ofron një kontratë të re. I njëjti diskutim vlen edhe për Mertens, sulmuesi belg ka më shumë se një arsye për t’iu bashkuar Contes, në Milano do të gjente edhe mikun e tij Romelu Lukaku. Timo Werner është opsioni më i pëlqyer por njëkohësisht edhe më i vështiri. Jo vetëm konkurrenca e madhe por për të transferuar në Milano sulmuesin gjerman kërkohen minimalisht 50 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb